Berisha: Kursimet e shqiptarëve janë më të kërcënuara se kurrë

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se “kursimet e shqiptarëve sot janë më të kërcënuara se kurrë”.
Gjatë raportimit vjetor në Kuvend të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Berisha u shpreh se “Shqipëria po shndërrohet në lavatriçen më të madhe në Europë të parave të krimit”.
“Kemi paratë e drogës, të klaneve, para të cilat, siç faktojnë të dhënat e fundit, arrijnë edhe 6 miliardë te një grup i vogël fare. Këto para vrasin kursimet tuaja, sepse vetëm me një të rënë të lapsit, këto para zhvlerësuan kursimet tuaja me 30 për qind dhe shkatërruan prodhimin në vend”, tha Berisha.
Po ashtu, Berisha u shpreh se këto para të hedhura në ekonomi ndikojnë në zhvlerësimin e euros.
“Janë marrëveshje që Shqipërinë ta shndërrojnë në megalavatriçen më të madhe në Europë të parave të krimit”, shtoi ai.
/m.m/r.e/a.f/