E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Ky fllad fitoreje e ka tmerruar Ramën, është në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhviilluar një takim me qytetarët e Dibrës, ku prezantoi kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë Ismail Uka.

Në fjalën e tij, Berisha tha se flladi i fitores së opozitës ka tmerruar Ramën, i cili sipas tij është në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij.

Berisha akuzoi kandidatët e mazhorancës se kanë frikë të dalin në debat publik dhe të ballafaqohen me rivalët e tyre politik të opozitës.

Kjo erë shprese, ky fllad fitoreje e ka tmerruar Edi Ramën, i cili është në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij, është në kohërat e numëruara të fundit të regjimit të tij despot, monist.

Kjo situatë, ky dëshpërim shprehet më fushatën e tij të bazuar në banalitetin e një njeriu që nuk ia lejon kurrë vetes në publik. Shprehet me zinxhirin e pafundëm të mashtrimeve, por shprehet me largimin e tij dhe të përfaqësuesve të tij, që dalin nga bodrumi i Edi Ramës.

Ata nuk ballafaqohen dot me kandidatët rivalë, nuk del këtu rivali i tij të ballafaqohet në këtë shesh, në studio televizive dhe kudo me Ismail Ukën.

Sepse, siç e dini, ai është i pesti kandidat si në asnjë vend tjetër në botë, që ndërron brenda 4 viteve. Ata ikën njëri pas tjetrit, secili me mungesë të madhe dinjiteti. Erdhën, vodhën dhe ikën. Prandaj nuk vijnë këtu që të kthejnë xhepat dhe të tregojnë se si kanë qeverisur.

Nuk dalin para jush se ata përfaqësojnë një parti pushtuese.

Të gjitha ata të cilët që u marrin liritë dhe pasurinë qytetarëve, janë pushtues, pavarësisht nga etnia e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›