Berisha: Legalizimi falas, mashtrimitjetër i madh i piktorit dështak!
Të tjera rreth shkrimit Berisha: Si i lexon Rama financat Balla:Berisha,tani lexo librat e shenjtë! Rama: Si do ndryshojë Raportimi Financiar Publik
TIRANË - Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha ka komentuar në Facebook mbi premtimet për legalizimet e Edi Ramës, që pritet të zërë vendin e tij. "Legalizimi falas, mashtrimi tjetër i madh i Piktorit dështak!", i ka vënë titullin komentit Berisha. Sipas tij, Rama këtë muaj e ka hequr nga fjalori premtimin për legalizime falas dhe se dje njoftoi vetëm që "këtë 4-vjeçar do bëjë vetëm inventarizim si të banesave, ashtu dhe të frymorëve".
KOMENTI I BERISHËS NË FACEBOOK:
Legalizimi falas, mashtrimi tjetër i madh i Piktorit dështak!
"Të dashur miq, premtimi i bujshëm i "piktorit" për legalizimin falas është dhe mashtrimi tjetër i madh i tij. Kështu, pasi për një muaj me radhë hoqi nga fjalori i tij fjalën legalizim, ai dje njoftoi se këtë 4-vjeçar do bëjë vetëm inventarizim si të banesave, ashtu dhe të frymorëve, të cilëve u premtoi dhjetëra herë gjatë fushatës elektorale legalizimin falas të banesave dhe tokës. Kësaj i thonë: O' burra, ju gënjeva për legalizimin falas, se më duhej vota juaj. Unë jam Edi Rama, prapa më vjen gënjeshtra! sb"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)