Berisha: Ligji anti-mafia do shkaterroje kupolen e Tiranes

“Ky ligj deshmon para qytetareve shqiptare, para partnereve tane ne Europe dhe me gjere, vullnetin e hekurt te sovranit, te perfaqesuesve te tij per t’u perballur dhembe per dhembe me tolerance zero ndaj krimit te organizuar dhe mafies. Ligji qe ne sebashku miratojme sot, pas moratoriumit ndaj skafeve, perben hapin e dyte madhor te vullnetit tone per nje lufte me zero tolerance ndaj krimit te organizuar. Nje ligj i tille ekziston dhe funksionon me te gjithe forcen e tij ne demokracite me te konsoliduara te kontinentit, ne Itali, Britani, vendet skandinave dhe vende te tjera. Si per ligjin e skafeve, ka nje reagim te inspiruar nga kauza mafioze. Ligji eshte nje produkt i nje pune serioze te juristeve tane me te mire dhe agjencive te huaja qe ndihmojne Shqiperine. Nga ky ligj do te trembet vetem mafia, do tronditet vetem mafia, ky ligj ne te vertete garanton cdo biznes shqiptar nga kthetrat e pameshira dhe tentakulat e mafies”, deklaroi Berisha.
Me tej, ai adresoi akuzat e radhes ndaj kundershtareve politike. “I pare ne aspektin tjeter, ky eshte ligji qe garanton lirine e tregut dhe jo ligji i pushtimit te saj nga klanet e mafies sic ka ndodhur ne Bashkine e Tiranes kur 70 % te lejeve te ndertimit i marrin Eftimet dhe Shkrelet, kur 82 % e siperfaqes se ndertimit i jepet vetem kupoles mafioze qe sot mban peng jeten e vendit. Lufta ndaj krimit nuk do njohe ngjyra politike dhe jam i bindur se ky ligj eshte interesi me i mire i cdo qytetari te ketij vendi, pavaresisht bindjeve te tij politike”, shtoi shefi i qeverise.
Sipas tij, “kryetari socialist Edi Rama i ka shprehur solidaritetin kupoles se mafies me te cilen ka ndare 750 mln euro, duke i dhene 80 % te siperfaqeve te ndertimit 4-5 familjeve te kupoles se mafies”. Berisha shtoi se ligji do veproje me te gjithe forcen e tij dhe pa asnje ngjyre partiake e politike, jashte cdo lloj morali kontesti apo oponioni mendimi.
“Opozita dhe deputetet e saj jane te nderuar por jo ata qe u vene rovolen pas veshit atyre, ata jane mafie dhe perballja me ta eshte jetike per kete vend. Revolja pas veshit i eshte vendosur ne prani te grupit parlamentar nje deputeti. Tom Doshi, ne nje ane shkon dhe shtrin gazetarin, ne anen tjeter i ve rovolen pas veshit deputetit te PS-se vetem se thote mendimin e tij”, deklaroi Berisha. Ne vijim te fjales se tij, kryeministri tha se kjo qeveri do ta cmontoje edhe kete kupole.
“Ky ligj eshte nje kusht qe shqiptaret te levizin te lire ne Europe dhe jemi te zotuar se do miratojme cdo ligj dhe do angazhojme cdo burim qe vizat per shqiptaret te hiqen brenda vitit te pare te ketij mandati”, perfundoi Berisha.