E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Marreveshja per TAP historike

Marrëveshja për gazsjellësin TAP ishte ne qendër të fjalës së Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Miratimi i kësaj marrëveshje historike, që do të firmoset nga Shqipëria, Greqia dhe Italia  - tha Berisha, - do transportojë gazin nga Deti Kaspik në Evropën Perëndimore, duke sjellë një përfitim të jashtëzakonshëm për vendin tonë.

"Investimi total në projektin e madh të gazjsjellësit TAP është 41 miliardë dollarë dhe vetëm në territorin tonë do të investohen 2 miliardë dollarë. Ky projekt do të hapë rreth 20 mijë vende të reja pune", u shpreh Berisha.

Në mbledhjen e sotme miratohet edhe lista e re e barnave të rimbursueshme, që sipas Berishës përban 420 produkte.

"Mbi 520 mijë pensionistë i kanë të rimbursuara 100 për qind barnat që marrin", tha Kryeministri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›