Berisha: Me 20 shkurt “Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”

Ish kryeministri Sali Berisha, kreu aktual i Rithemelimit në PD të opozitës, ka akuzuar pasardhësin e tij kryeministrin socialist Edi Rama për një sërë shkeljesh, duke konkluduar se në Shqipëri demokracia është në rrezik për vdekje.
Duke folur të premten si zakonisht para përkrahësve të tij para baneses ku gjendet me arrest shtëpiak, zoti Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të veprojn si njerëz të lirë, evropianë, para diktaturës së re që sundon sot Shqipërinë.
“Me 20 shkurt motoja jonë nuk do të jetë më “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, motoja jonë do të jetë “Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”” tha zoti Berisha.
Sipas tij problemet me të cilat ballafaqohet Evropa e cila po proteston, është pjesë e traditës së saj të lirisë dhe qytetarisë.
“Por kur krahasohen këto me problemet që ka Shqipëria, që kemi ne, këto kauza ngjajnë si thërrime, kur vetë demokracia në Shqipëri është e kërcënuar për vdekje” tha zoti Berisha.
/ rtsh.al /