E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Më 23 qershor shqiptarët do firmosin rrëzimin e murit

Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë vizituar mesditën e sotme fëmijën e parë të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet.

“I uroj Roit një jetë të gjatë të lumtur. Dhurata ime modeste ishte një kartmonedhë argjendi në të cilën ishte gdhendur deklarata e pavarësisë. Jam këtu për të falenderuar të gjithë punonjësit e spitaleve dhe materniteteve të cilët kanë qëndruar mbrëmë në krye të detyrës, përshëndetje të vecantë për ushtarët tanë në Afganistan. Dua ti garantoj ata se mendja dhe zemra jonë është gjitmonë me ta”- u shpreh Berisha.

Në prononcimin e shkurtër për mediat shefi i qeverisë ka garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa ka theksuar se më 23 qershor shqipatrët do firmosin rrëzimin e murit të bllokimit, raporton ABC news.

“Uroj për të gjithë shqiptarët një vit të mbarë, vit në të cilin të realizojnë qëllimet e tyre, uroj që këtë vit cdo shqiptar të kontribuojë me projektin më madhështor për këtë shekull”Të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin”. Le të jetë 2013, viti që të firmosim për horizontin e ri, që në 23 qershor të nënshkruajmë rrëzimin e murit të bllokimit. Shqiptarët kanë mundësi të dëshmojnë me zgjedhje të lira dhe të ndershme se janë zotërit dhe vendimarrësit kryesorë të fateve të tyre”-tha Kryeministri./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›