Berisha: Më të vendosur se kurrë pëe fitoren e 11 majit

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi në njësinë shtatë në kryeqytet, u shpreh se “viti 2025 do të jetë viti i fitores së opozitës”.
Ai tha se opozita sot është e sigurt për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
“Gjatë këtij viti u përballëm me format më të egra të represionit, format më të egra të censurës. U përballëm me shfaqjet më të shëmtuara të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, por ja ku jemi sot më të vendosur se kurrë në fitoren e 11 majit.
Ne, jemi sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit, sepse sot, para çdo shqiptari ne paraqitemi avoketër të ndershëm, të guximshëm të interesave të tij”, tha Berisha.
“Ne, kemi mbrojtur palëkundur, së pari, interesin kombëtar që është interesi i parë i çdo njeriu të qytetëruar. Ne, kemi bërë gjithçka për të mbrojtur pasuritë dhe fondet publike të qytetarëve shqiptarë nga një lukuni e pangopur që nuk e ka parë kurrë toka, e cila i shpërndan ato midis klaneve të veta, varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët.
Ne, po paraqesim para shqiptarëve një program, i cili i jep përgjigje emergjente kësaj situate varfërie të frikshme, e cila largon shqiptarët çdo ditë, çdo natë nga Shqipëria. Mendoj se, këto janë faktorët të cilët shumë njerëz duan ta quajnë vitin 2024 si vitin e opozitës, por ne preferojmë të quajmë si vit të opozitës vitin 2025, vitin e fitores sonë”, tha Berisha.
Kreu i PD, vijoi edhe me akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), lidhur me hetimin për inceneratorin e Tiranës apo dosjen 5D.
/a.f/