E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Merkel: Të vendosur në plotësimin e kërkesave të fundit të KE për statusin

Gazeta Shqip

Kryeministri Berisha, i cili po merr pjesë në Kongresin Statutor të Partisë Popullore Europiane (EPP), që po zhvillohet në kryeqytetin rumun Bukuresht, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kancelaren e Republikës Federale Gjermane, Angela Merkel.

Kryeministri Berisha i shprehu kancelares Merkel vendosmërinë e qeverisë për të plotësuar në kohë kërkesat e fundit të Komisionit Europian për dhënien e statusit, në dhjetor të këtij viti.
Ai e vlerësoi si një arritje shumë të madhe propozimin e bërë nga Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri përfitoi nga rasti për ta ftuar personalisht Kancelaren Merkel për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Kancelarja gjermane e falënderoi Kryeministrin Berisha për ftesën dhe u shpreh se do shqyrtonte me interes propozimin për statusin dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë.

Kongresi Statutor i Partisë Popullore Evropiane (EPP), është Kongresi i 21-të i organizmit politik më të madh e influent europian, i cili përfshin 74 parti europiane anëtare të EPP nga 39 vende, 17 vende anëtare të Bashkimit Europian dhe 6 vendeve jo anëtare, aspirante për në BE, Presidentin e Komisionit Europian, Presidentin e Këshillit Europian dhe Presidentin e Parlamentit Europian, 13 anëtarë të Komisionit Europian dhe është grupi më i madh në Parlamentin Europian.
18 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Berisha-Merkel: Të vendosur në plotësimin e kërkesave të fundit të KE për statusin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›