Berisha Miratojme ligjin per shfrytezimin e integruar te ujerave

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste si
bllokues të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha iu referua dy ligjeve, atij të nënpunësit civil dhe të Gjykatës së Lartë të cilat janë shumë të rëndësishme për plotësimin e kritereve të integrimit.
"Ligji për Gjykatën e Lartë është dërguar në Parlament, por është bllokuar nga Edi Rama, që është bllokues konstant i procesit të integrimit", u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë theksoi se aktivizimi i shërbimit civil në fushata do ta dëmtonte, ndërsa u shpreh se ligji është i rëndësishëm edhe për administratën publike.
Ndërkohë Berisha njoftoi miratimin e ligjit për shfrytëzimin e integruar të ujërave."Në këtë mbledhje miratojmë ndërtimin nga privatët të dy hidrocentraleve në Osum. Protencialet energjetike të Shqipërisë po rriten cdo ditë e më shumë", tha Berisha.
Sipas tij nga marsi i vitit 2007, deri më sot janë ndërtuar rreth 72 hidrocentrale.