Berisha Modeli yne ekonomik i qendrueshem

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha foli për programin
"Brain Gain" që ka ndihmuar në përmirësimin e studimeve universitare.
Shefi i qeverisë kërkoi nga Ministria e Arsimit të përcaktojë numrin e universiteteve publike dhe private dhe të arrijë në një marrëveshje për një nxitje të këtij programi.
"Edhe këshilltarët e zyrtarëve të lartë dhe të institucioneve kryesore të vendit duhet të përfshihen në këtë program", tha kryeministri.
Shefi i qeverisë, ndër të tjera theksoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë miratohet edhe programi ekonomik fiskal për dy vitet e ardhshme, që parashikon rritje të mëtejshme të rrogave dhe pensioneve.
"Ne parashikojmë rritje pagash dhe jo taksash. Ia kemi lënë zotit Rama 'taksën marksiste'. Ne ndjekim model ekonomik të qëndrueshëm", tha Berisha.