E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Mosvotimi i tre ligjeve bllokoi statusin

Kryeministri Sali Berisha, një fjalim të fundit në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2012 deklaroi se arritjet më të mëdha në Kuvend janë reforma zgjedhore dhe heqja e imunitetit.

"Shpreh vlerësimin tim për reformat e votuara gjatë vitit 2012. Parlamenti i dha popullit dhe vendit një President me dinjitet dhe integritet", u shpreh Berisha.

Shefi i Qeverisë theksoi se Parlamenti votoi një seri ligjesh dhe kodesh, por tre ligjet për marrjen e statusit mbetën të bllokuara.

"Institucionet themelore të Bashkimit Evropian thanë se kusht për statusin ishin tre ligjet, ndërsa kreu i opozitës deklaroi botërisht se nuk i votonte ligjet", tha Berisha. Sipas tij, kreu i opozitës e ligji miratimin e tre ligjeve me çështjen e Fierit.

Kryeministri nga foltorja e Kuvendit deklaroi se shqiptarët në vitin 2013 do të votojnë për të shembur murin e bllokimit.

"Ky Parlament votoi buxhetin më të madh në historinë e Shqipërisë. Modeli ynë ekonomik funksionoi në mënyrën më të shkëlqyer. Shqipëria është e katërta në botë për rritjen e mirëqënies ekonomike për qytetarët", tha Berisha.

Kryeministri, në fjalën e tij theksoi se në një hark të shkurtër kohor Shqipëria ka asfaltuar 10 mijë kilometra rrugë, ndërsa shtoi se janë bërë hapa të mëdha në zhvillimin e energjisë së rinovueshme.

"Investimet e huaja janë rritur 316 për qind në Shqipëri. Vendi ynë është i vetmi në rajon që uli papunësinë në mënyrë progresive", tha Berisha.

Sipas tij, Qeveria ka treguar përkujdesjen më maksimale për shpërndarjen e të ardhurave.

Ndërkohë kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi në fjalën e tij në Kuvend theksoi se Kryeministri i Shqipërisë duhet të fliste në këtë seancë plenare me shembuk konkretë për luftën ndaj korrupsionit, ndërsa kujtoi se zgjedhja e Presidentit nuk qe arritje.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›