Berisha: Nuk jap dorëheqjen nga mandati i deputetit

Berisha ka mohuar mundësinë që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit pasi, sipas tij, amerikanët nuk nxorën prova. “Në qoftë se Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova unë do ta konsideroja. Por jo me këto prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës”, tha Berisha.
“Kërkova që të paraqitej një fakt i vetëm sepse do mjaftonte një fakt dhe do të merrje vendime krejt të tjera. Kishin 0 fakte. Nuk humbas. Do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje”, tha ai.