Berisha Opozita te mos dezinformoje

Kryeministri i vendit, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në mbledhje
qeverie se, pensionistë do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit prej 2
mijë lekësh të reja, ndërkohë që i bëri thirrje opozitës që të mos nxisë
mediat pranë saj të dezinformojnë publikun se do të mungojë shpërblimi
për pensionistët.
“Qeverinë time asgjë nuk e lëkund për mbështetjen e pensionistëve. 560 mijë pensionistë në të gjithë vendin meritojnë më shumë për kontributin dhe punën e tyre shumë vjeçare. Ata do të marrin shpërblimin e fundvitit prej 2 mijë lekësh të reja. Ndërsa sot do të vendosim edhe për punonjësit e administratës”, – u shpreh kreu i qeverisë.
Berisha theksoi se ndryshe nga sa shprehet opozita, rrogat janë rritur dy herë më shumë se inflacioni dhe pensionet janë rritur me 110 për qind.
Sipas Kryeministrit, me gjithë rëndësinë që kanë partnerët ekonomikë ndërkombëtare, si BB apo FMN, thirrjet e tyre për mosrritje të pensioneve dhe rrogave nuk do të merren parasysh, pasi ‘ne do të shohim në radhë të parë interesin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë’.
“Në të gjitha buxhetet e miratuara është parashikuar dhe do të parashikohet rritje rrogash dhe pensionesh. Ftoj opozitës, që nuk e votoi rritjen e rrogave, të kërkojë ndjesë dhe të mësojë që edhe ndjesa është dhunti e njeriut të qytetëruar”, theksoi Berisha