E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PS bllokon reformat

Kryeministri Sali Berisha i dha fund “thatësirës” së daljeve të tij para gazetarëve për t’u përballur me pyetjet e tyre. Në një konferencë të hapur për mediat, Berisha pasi shpjegoi të pranishmëve për shkaqet e mungesës së daljeve të tilla, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për disa nga cështjet kryesore aktuale në politikën shqiptare, që nga largimi i deputetit Gazmend Oketa nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e deri tek mundësia e ndryshimeve në qeveri.

Lidhur me akuzat e deputetit Gazmend Oketa se në Partinë Demokratike mungon demokracia dhe se mbledhjet e grupit parlamentar janë shndërruar në mbledhje të ngjashme me Byronë Politike, Berisha iu përgjigj se përkundrazi, demokracia në mbledhjet e PD ekziston dhe se gjithkush mund të ngrejë cështje për debat. Madje kryeministri akuzoi Oketën për “heshtje” në këto mbledhje.

“Sic e dini kryetari i Partisë Demokratike, vetëm në ditët kur nuk ndodhet në Shqipëri, merr pjesë një Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje deri në shtator apo tetor dhe nuk ka ngritur asnjë problem, as kur ka qenë zv/kryeministër, ministër apo deputet. Kështu që shkaqet e këtij divorci duhet t’i kërkojmë tjetërkund

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë herë në javë në mbledhjet e grupit parlamentar, diskuton në këto mbledhje probleme të përgjithshme dhe të zonave të vecanta elektorale. Kjo është konstante e shumicës së mbledhjeve përvec rasteve për ndonjë shkak protokollor ndërkombëtar. Në këtë kontekst në cdo mbledhje, shumicën e tyre, deputetët ngrenë probleme. Por deputeti Oketa as tani, as në kohën kur ka qenë në funksionet më të larta nuk ka ngritur qoftë një problem të vetëm në mbledhjet e grupit të PD. Pra të besoj unë se ish-ministri i Mbrojtjes ishte frikacak të ngrinte cështje në mbledhjet e grupit parlamentar, kjo s’më përputhet me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje deri në shtator apo tetor dhe nuk ka ngritur asnjë problem, as kur ka qenë zv/kryeministër, ministër apo deputet. Kështu që shkaqet e këtij divorci duhet t’i kërkojmë tjetërkund. Asnjëriu nuk i është kërkuar kurrë se pse ngre cështje në mbledhjen e grupit parlamentar? Të gjitha cështjet politike janë diskutuar dhe diskutohen në mbledhjet e PD-së. Oketa zgjodhi një mënyrë tjetër dhe unë kam keqardhje se hyri si një përfaqësues i një brezi të ri dhe u largua si një Namik Dokle i PD-së.  Në ‘91 që kurban për Ramiz Alinë, Namik Dokle pranoi të marrë vetëm votën e tij, ndodhi aktualisht që kurban për Bamir Topin, Gazmend Oketa të marrë vetëm votën e tij. Këtë Oketa nuk duhej t’ia bënte vetes”, tha kryeministri Berisha.

Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, Berisha ripërsërisiti qendrimin e tij se ai do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Jam njeri vlerësues dhe bashkëpunues me ndërkombëtarët por në atë që quhet faktor ndërkombëtar, në këtë vend dhe në cdo vend, sundimi i ligjit është standardi që bashkon vendet e lira. Në këtë kontekst ne jemi të hapur të diskutojmë me të gjithë faktorët parlamentarë kandidaturat apo kandidaturën për President Republike, por në cdo rrethanë ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit një president në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Do të ishte qesharake, joserioze që ne të zëvendësonim Kushtetutën me forma të tjera të paparashikuara. Qëllimi ynë është të parandalohet një krizë isntitucionale”, tha Berisha.

Pasi u ndal tek mundësia e ndryshimeve në qeveri, të cilat do të ndodhinin vetëm në kohën kur LSI ta kërkonte një gjë të tillë, në bazë të marrëveshjes së arritur mes PD dhe LSI-së për bashkëqeverisjen pas zgjedhjeve të 2009-s, kryeministri foli për prishjen e frymës së konsensusit që kishte përfshirë për mëse 3 javë Komisionin e Ligjeve. Për këtë ai fajësoi socialistët dhe kreun e PS-së, Rama se po zbaton politika bllokuese për reformat.

“Blloku është vetëm bllokim, çunat e bllokut nuk kanë parim tjetër përvec bllokimit. Është jashtëzakonisht interesante lidhja e qendrimit të tyre me bllokun dhe nocionin e bllokimit. Po punohej fare mirë në reformën elektorale, OSBE kontraktoi ekspertë botërorë për reformën, por Rama e bllokoi. Zoti Rama foli sot për Serbinë, por Shesheli, një armik i betuar i shqiptarëve nuk bllokoi reformat në Serbi. Partia e Sheshelit është në parlament, po ashtu edhe partia e Sllobodanit që nuk bllokuan integrimin dhe reformat në Serbi”, tha Berisha.

Ai foli edhe për pagat e pensionet që në datën 1 korrik, ashtu si cdo vit do të rriten në shkallë të ndryshme, sipas kategorive.

Nëse ndjehej i kërcënuar nga partia e re, që pritet të krijohet në fund të muajit mars, e që në korrik do të udhëhiqet nga presidenti Topi, pasi t’i ketë përfunduar mandati i presidentit, kryeministri Berisha iu përgjigj shkurt:

“Kush është kërcënim? Partia që votoi për Edi Ramën?! Edhe vëllai i tij, Flamuri ka votuar për mua dhe do votojë për mua. Pyeteni, po s’ju tha që ka votuar dhe do votojë për mua. Kjo i përmbledh të gjitha”, tha Berisha.

Ndërsa kritikat e anëtarit të Partisë Demokratike dhe njëri prej ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, Besnik Mustafaj mbi mungesën e demokracisë brenda Partisë Demokratike, Berisha i quajti si kritika që mbërrijnë nga një shkrimtar, dhe sic tha ai, shkrimtarët kanë realitetin e tyre.

Kryeministri u pyet edhe për ngjarjet e 21 janarit. Ai tha se publikisht dhe privatisht ndjen keqardhje për viktimat dhe shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për to, por ripërsëriti qendrimin se në asnjë vend të lirë nuk mund të merren institucionet e shtetit me dhunë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›