E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PS po bllokon endrren e te rinjve

Me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Kryeministri Sali Berisha, gjatë një aktiviteti që po zhvillohet në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, u shpreh se sot është ditëlindja e lirisë dhe e të drejtave të shqiptarëve.

"Jam i lumtur që festoj me të rinjtë Ditën Kombëtare të Lirisë. Të rinjtë, me në krye Azem Hajdarin rrëzuan regjimin e ashpër komunist", u shpreh Berisha.

Kryeministri akuzoi ata që i quajti bijtë e socialistëve se po përdorin votën në Kuvend për të bllokuar ëndrrën europiane të të rinjve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›