Berisha Pakete e re reformash

Në mbledhjen e Qeverisë këtë të mërkurë, Kryeministri Sali Berisha
njoftoi sërish ndërmarrjen e një pakete reformash për të përgatitur
qeverisjen në mandatin e ardhshëm.
Duke folur para ministrave, Berisha theksoi se pavarësisht kostove të mëdha Qeveria do të vijojë me reformat të cilat sipas tij do të sjellin sukses në mandatin e ardhshëm.
Sipas kreut të qeverisë, reformat sjellin reformat dhe vetëm kjo është rruga e garantimit të vazhdimit të suksesit.
Ndërkohë, Kryeministri përmendi edhe projektin TAP, me firmosjen e të cilit, sipas Berishës, Shqipëria bëhet një epiqendër e shpërndarjes së gazit.
Kryeministri Berisha ironizoi edhe deklaratat e kryesocialistit Rama se Qeveria po kopjon programin e PS-së. Sipas kryeministrit, kryesocialisti Rama pas librit “Kurban” do të botojë një tjetër libër që sipas tij do të titullohet “Vjedhja”.
“Jam i sigurtë që nesër Rama do thotë se ia vodhën programin, edhe TAP-in edhe kaskadën e Devollit. Pas ‘Kurbanit’ ai do shkruajë veprën tjetër me titull ‘Vjedhja’. Kështu e ka ai me çdo njeri, por tmerri i pafund është kur gënjen veten e tij” tha Berisha.