E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pakete reformash ne mandatin e ardhshem

Kryeministri Sali Berisha, i cili flet për një fitore të sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit, ka paralajmëruar rishikimin e shpenzimeve në buxhet, në mënyrë që të përballohet fatura e disa lehtësive fiskale, që Qeveria pritet të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve. 

Me heret Kryeministri ka paralajmeruar heqjen e TVSH-së për çdo pajisje dhe makineri të importuar për bujqësinë, heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara që përdoren në industri, heqjen e tatimit mbi te ardhurat per pagat deri ne 30 mije leke dhe disa lehtesi te tjera fiskale, qe sipas kryeministrit ne vija te trasha kapin fatuen e 170 milione eurove ne buxhet.

“Pagat dhe pensionet do te rriten dhe jane  i vetmi shpenzim qe nuk preken. por shpenzimet e tjera mund te rishihen, ne menyre qe te mundesojme faturen per kete revolucion”, tha Berisha.

Nje nga reformat e reja fiskale te propozuara nga Kryeministri Berisha eshte heqja e çdo lloj detyrimi tatimor per bizneset qe punesojne te rinjte, nje vendim, qe bashke me te tjeret e prishem, Kryeministri Berisha e cileson si nje nga reformat me te rendesishme te tregut te punes. 

“Ne do te vazhdojme me reformat qe te pergatisim plazmen e mandatit te ardhshem. Mandati i ardhshem kërkon qe Shqiperia te ngjitet me lart ne rritjen ekonomike, qe prodhimi dhe punesimi te jene dy objektivat me madhore te kesj qeverie. Mandati i ardhshem kërkon qe reformat te ndikojne pozitivisht ne te ardhurat e cdo qytetari”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha ironizoi kreun e Partise Socialiste Edi Rama, i cili thote se disa nisma te Qeverise po kopjohen nga programi i opozites. 

“Rama ankohet se me kopjuan programin. Po ai s’ka prgram. Nje here thote me vodhen komisioneret, pastaj aleatet. I eshte krjiuar sindrome qe i eshte kthyer ne obsesion kjo puna e vjedhjes . Por 23 qershori do ta ftilloje.Prape ka skenarin e 2009. Blushi do filloje levizjen ‘mos i fol shoferit’”, tha Berisha.

Gjatë kohës që Berisha fliste para deputetëve të forcës politike që drejton, kryesocialist Edi Rama reagonte në Twitter ndaj akuzave që Kryeministri bëri ndaj tij, se po pengon rrugën e integrimit. Nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Twitter ai ka deklaruar se “qeveria që do dalë nga vota për një Rilindje Shqiptare do bëjë për Tiranën gjithçka u pengua nga pushteti i votave të vjedhura të 2009 e 2011!”.

Rama ka siguruar se pas 23 qershorit, Tirana do të njohë një hov të ri zhvillimi dhe do të jetë lokomotiva e fitores ndaj rrënimit, krimit dhe padrejtësive.

“Jam dakord me Saliun, pas 23 qershorit Tirana do njohë një hov të ri zhvillimi. Ne do risjellim fuqinë transformuese të fillimviteve 2000. Tirana do jetë lokomotiva e fitores së rilindjes ndaj rrënimit; rendit ligjor ndaj krimit e abuzimit; barazisë së mundësive ndaj padrejtësisë”, shkruan Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›