E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pas rruges se kombit do lidhim gjithe pikat kufitare me Kosoven

Tirane 25 tetor 2011 NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti sot ne nje takim perfaqesues te Komisionit te Zhvillimit Ekonomik Infrastruktures Tregtise dhe Industrise te Kuvendit te Kosoves i kryesuar nga kryetari i tij Zenun Pajaziti.
Gjate takimit Pajaziti shprehu vleresimin per mbeshtetjen dhe ndihmen e vazhdueshme qe Kryeministri dhe qeveria qe ai drejton i ka dhene e vazhdon ti jape Kosoves duke shprehur kenaqesine per sinjalin pozitiv qe Kosova ka marre nga Bashkimi Europian per liberalizimin e vizave per qytetaret e saj.
Kryeministri Berisha pasi i uroi mireseardhjen delegacionit te Kuvendit te Kosoves shprehu kenaqesine per faktin se i gjitha faktori politik shqiptar ne Kosove ka qene dhe eshte ne unison per sa i perket interesave madhore te popullit te Kosoves.
Ne takim u diskutua mbi bashkepunimin midis dy administratave per permiresimin e legjislacionit standardizimin e tij dhe lehtesimin e procedurave ne bashkepunimit midis dy vendeve.
Kryeministri Berisha duke shprehur vleresimin per perparimin qe ka bere Kosova dhe perpjekjet e saj per zhvillim te metejshem tha se te dy vendet kane te njejtin objektiv qe shqiptaret te arrijne statusin e nje kombi te zhvilluar dhe per kete duhet te shfrytezohen te gjitha oportunitetet qe krijojne te dy administratat perkatese ne thellimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat. Ne kete aspekt theksoi Kryeministri administratat e te dy vendeve do te punojne per unifikimin e standardeve eliminimin e barrierave rritjen e investimeve te perbashketa ne fushen e infrastruktures te energjise etj.
Pajaziti e njohu gjithashtu Kryeministrin me ecurine e mire te punimeve per avancimin e rruges se kombit ne territorin e Kosoves. Ne kete linje Berisha theksoi se pas ndertimit te rruges se kombit ndertimit te rrugeve qe lidhin te gjitha pikat kufitare me Kosoven linjes se tensionit te larte midis dy vendeve e cila do te vendoset nen nje drejtim te perbashket do te punohet edhe per ndertimin ne te ardhmen te linjes hekurudhore mes dy vendeve.
a.y/NOA

Ne foto Kryeministri Berisha gjate takimit me perfaqesues te Komisionit te Zhvillimit Ekonomik Infrastruktures Tregtise dhe Industrise te Kuvendit te Kosoves

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›