Berisha: Përdorimi i ish-krerëve të UÇK-së, akt i shëmtuar

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/- Kreu i PD-së, Sali Berisha reagoi sot pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili gjatë seancës së sotme plenare kërkoi që Kuvendi të shprehet me deklaratë kundër baltës ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së në Hagë.
I pyetur nga gazetarët nëse do t’i bashkohen kësaj deklarate, Berisha tha se “përdorimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve politikë të Kosovës, nga një kriminel ordiner si mburojë, është një akt i shëmtuar. Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por edhe një herë kjo tregon se sa të ulët janë këta dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre”.
Berisha shtoi se nëse do të ishte serioze, nuk ngrihej kjo atëherë kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Ballukut.
Sipas tij, kjo kërkesë u bë vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve.
/r.e/