E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pergatitje per fitoren e zgjedhjeve te 23 qershorit

Mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kryeministrit Berisha e ka shfrytëzuar për përgatitjen për fitore në zgjedhjeve të 23 qershorit, që sipas tij kjo forcë politike e meriton në sajë të reformave që ka kryer. Ai tha se falë këtyre reformave Shqipëria qëndroi si një ishull i rritjes ekonomike dhe punësimit pavarësisht krizës evropiane.
“Muajt e përgatitjes së gjithanshme të fitores së shkëlqyer të zgjedhjeve të 23 qershorit. Fitore plotësisht e merituar, sepse me reformat e shqyrtuara dhe të miartuara në këtë parlament u bë e mundur që Shqipëria në kohën më të vështirë të ekonomisë evropiane dh ebotërore të qëndrojë si një ishull i rritjes ekonomike dhe punëismi të vazhdueshëm”- u shpreh ai.
Kryeminsitri pranoi se në këtë periudhë problematikat janë të shumta si paunësia dhe varfëria, por sipas nga përballimi i suksesshëm i këtyre sfidave Shqipëria është i vetmi vend që papunësia nuk u rrit.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme kryeministri përmendi arritjet ekonomike të Shqipërisë në këto vite falë projekteve të qeverisë së tij.

Duke u ndalur në në datat historike të janarit si Kongresi i Lushnjës, Berisha vlerësoi rëndësinë e këtij Kongresi në konsolidimin e shtetit shqiptar.
Në këtë datë e cila përkon edhe me ndarjen nga jeta të presidentit kosovar Ibrahim Rugova, kryeministri shprehu mirënnjohjen ndaj tij dhe vlerësoi veprën e Rugovës.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›