E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Po troket ora e ngjadhenjimit moral

Korca e Elbasani kane qene dy stacionet e radhes ku demokratet permbyllen fushaten elektorale. Kryeministri Berisha ftoi qytetaret te votojne te djathten, e cila po shkon drejt nje fitoreje te sigurte dhe drejt shpreses per te ardhmen.

Ne Elbasan eshte ora e ngadhenjimit moral.
“Fitorja është në dorën tuaj, ora e fitores po afron. 44 është fati, shpresa, fitorja, e ardhmja”
Kryeministri tha se fitorja e te djathteve do te konvertohet ne mireqenie.
Dyfishim pagash e pensionesh, rritja e ndihmes ekonomike, subvencionet per fermeret, shtimi i punesimit e reduktimi i taksave kane qene premtimet që kryeministri u beri qytetareve. Por ne Elbasan nuk mund te linte pa permendur edhe tunelin e ri.
Duke folur për opoziten, Berisha tha se per Edi Ramen kane filluar probleme te reja, ai do te duhet qe vec te tjerave te perballet edhe me drejtesine amerikane.
“Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”, u shpreh Berisha, ndërsa e akuzoi atë edhe për mosdeklarimin e të ardhurave.
Në mitingun e mbajtur ne Korce Berisha tha se Partia Demokratike dhe e djathta po ecin drejt nje fitoreje te shkelqyer, dhe i ftoi qytetaret te votojne numrin 44.
“Une shoh tek ju fitoren e shkelqyer. Largohuni nga 29,votoni 44”-përfundoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›