E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Posta Shqiptare te jete nje One Stop Shop

Berisha ishte i pranishem ne prezantimin e Projektit te Internetit nje aktivitet i organizuar nga Posta Shqiptare dhe Ministria e Inovacionit dhe Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit. Kryeminitsri vleresoi ndryshimet thelbesore qe jane arritur ne Posten Shqiptare dhe sherbimet qe ajo ofron.

Komunikimi eshte sot nje nevoje absolutisht nga me jetiket per njeriun modern. Pikerisht per kete arsye qeveria shpalli ne vitin 2008 Shqiperine Dixhitale si njerin nga objektivat me madhore te saj. Ne e beme kete ne nje kohe kur shkalla e penetrimit te internetit ne kete vend ishte gjithsej 4.5 per qind tha Berisha.

Sipas tij Shqiperia po nderton me shpejtesi moshen teknologjike dixhitale dhe ne kete drejtim sherben edhe krijimi i nje One Stop Shop ne Posten Shqiptare qe do ti ofroje qytetareve ne gjithe vendin disa nga sherbimet themelore.

Ne bote sot po punohet me perparesi per revolucionin e sherbimeve dhe per te drejten e qytetarit per te pasur sherbimet me te mira. Ndaj dhe uroj qe ne kete gare dhe konkurrence Posta Shqiptare te qendroje ne krye tha Kryeministri duke garantuar se qeveria do mbeshtese cdo perpjekje ne kete drejtim.

2010-12-10 1335

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›