E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pranoni formulen per Fierin

Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi seancën plenare të së enjtes për t'i bërë sërish thirrje kryetarit të opozitës Edi Rama që të votojë tre ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, detyrim që vjen nga kërkesa e Komisionit Europian për statusin e vendit.

"Jemi të hapur për amendime dhe sygjerime për këto tre ligje. Ndërsa sa i përket situatës në qarkun e Fierit formula e propozuar për mocion besimi për çdo këshilltar do të ishte zgjidhja më e qytetëruar", tha Berisha në fjalën e tij.Kryeministri theksoi se bllokimi i tre ligjeve të rëndësishme është dëmtim i interesave jetike të cdo qytetari.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi e cilësoi këtë propozim si të papranueshëm, pasi sipas tij nuk mund të ketë marrëveshje politike duke shkelur Kushtetutën dhe duke hedhur poshtë vendimet e gjykatave.

Ky debat u bë në seancën plenare, ku po diskutohet për barazinë gjinore dhe për të situatën e krijuar për dhunën në familje dhe ndaj femrave.

Berisha kërkoi të bëhet cdo përpjekje për të parandaluar vrasjet e grave dhe vajzave, duke theksuar se çështje themelore në luftën kundër pabarazisë është arsimi dhe karriera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›