Berisha: Prioritet, rritja e pagave e pensioneve

Këshilli i Ministrave ka diskutuar projekt buxhetin e vitit 2010, një nga buxhtet më ambicioz i hartuar në kohë stuhie të zhvillimit ekonomik. Ky është përkufzimi që i ka bërë kryeministri Berisha angazhimit më të madh të qeverisë së tij. Duke folur mbi prioritet kryesore të këtij buxheti, kryeministri Berisha tha se rritja e rrogave dhe pensioneve zë vendin kryesor, por pas nuk mbeten edhe investimet në infrastrukturë dhe sidomos në shëndetsi, një nga premtimet më të forta elektorale të mazhorancës së djathtë.
Kryeministri i vendit kërkoi edhe një herë tjetër mirëkuptimin e Bashkisë së Tiranës për të pranuar ofertën e qeverisë. Ai tha se është i gatshëm të ndihmojë Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar Unazën e Brendshme, por pjesët që janë jashtë Bashkisë së Tiranës të ndërtohen nga qeveria. Projekt buxheti i vitit 2010-të gjithashtu do të ketë në vëmendje të veçantë të gjtihë zhvillimin rajonal dhe përfundimin e projekteve kryesore të nisura që në këtë mandat.