Berisha Prioritet zhvillimi i tregtise se lire

Kryeministri Sali Berisha, në një takim me Task Forcën Rregullatore
deklaroi se Shqipëria është e vendosur të krijojë mjediset favorizuese
për lirinë e tregut, duke theksuar se asgjë nuk ka rëndësi më shumë sesa
zhvillimi i tregtisë së lirë.
"I gjithë ky proces duhet të ketë kontrollin më minimal të mundshëm. Administrata duhet të shmangë format e presionit mbi biznesin, ndërsa QKL-ja, mbi bazën e eksperiencës së saj dyvjeçare duhet të propozojë cilat licenca duhet të hiqen. Afati i marrjes së licencës ka zbritur në një afat kohor brenda 45 ditëve, ndërsa licencat që mund të hiqen nga QKL mund të zëvendësohen me vetëdeklarime të bizneseve", tha Berisha.
Shefi i Qeverisë theksoi se Task Forca Rregullatore, e cila u mblodh pas vendimeve të grupit të interesit, drejton reformat e mëdha në fushën e tregtisë dhe do të vendosë rregullat e reja të tregut.
Në takimin, ku morën pjesë edhe përfaqësues të biznesit, zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Enno Bozdo kërkoi autorizim për përdorimin e mineraleve të çmuara, ndërsa shtoi se mungojnë aktet nënligjore në lidhjke me autorizimet për një sërë mjetesh peshkimi.