Berisha Privatizim i plote i Albpetrol

Në mbledhjen e radhës së qeverisë, fjala e kryeministrit Berisha u përqendruar tërësisht në disa marrëveshje të rëndësishme ekonomike në infrastrukturë dhe energji, për të cilat mazhoranca ka shprehur zotimin për t’i çuar deri në fund.
Një ndër projektet më të kundërshtuara nga opozita socialiste, ai i privatizimit të Albpetrolit, u cilësua nga kryeministri Berisha si rruga më e sigurtë për të shndërruar Shqipërinë në një fuqi hidrokarburesh, por edhe për eleminimin e korrupsionit.
“Marrëveshja e privatizimit të Albpetrolit është jashtëzakonisht e rëndësishme. privatizimi është rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin në këtë sektor. Uroj që Shqipëria të bëhet një vend i rëndësishëm i hidrokarbureve”, tha kryeministri duke nënvizuar se vendi ynë zotëron fushën me sasinë më të madhe të naftës në Europën Kontinentale, Patos-Marinzën.
Berisha përmendi edhe disa projekte të tjera të qeverisë në fushën energjitike, ku në themel qendron synimi i mazhorancës për ta shndërruar vendin në superfuqi energjitike në rajon duke shfrytëzuar burimet e shumta ujore që ka vendi.
Kryeministri foli edhe për ndërtimin e by pass-it të Fierit, që do të nisë pas marrëveshjes financiare mes Bankës Europiane të Investimeve dhe qeverisë shqiptare.