E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Problem shfrytëzimi i punës së fëmijëve

“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është një betejë e përjetshme ndërsa mbetet problem shfrytëzimi i fëmijëve për punë”.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha në konferencën e Ombudsman dhe mediatorëve të frankofonisë ndërsa ka vlerëruar si shumë të rëndësishëm edhe zhvillimin e këtij aktiviteti në Tiranë.

“Duhet të bëjmë gjithçka për përmirësimin e jetës së fëmijëve. Mbetet ende problem shfrytëzimi i punës së fëmijëve. Duhet të zbatohen ligjet për mbrojtjen e të drejtave të tyre” tha Berisha.
 

Ndërsa Avokati i Popullit i Francës Serigne Diop theksoi se roli i organizatës së Avokatëve të Popullit është thelbësor për të drejtat e njeriut.

“Shërbimi i Avokatit të Popullit ofrohet falas dhe është në ndihmë të njerëzve” tha ai ndërsa i ka ofruar mbështetje Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›