E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Procesi i numërimit po menaxhohet shumë mirë

TIRANË- Vetëm pak kohë pas apelit të liderit të opozitës, Edi Rama për presion ndaj komisionerëve dhe plan bllokimi për zgjedhjet ka dalë në një konferencë për shtyp, kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka përshëndetur numëruesit që marrin pjesë në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe gjithë ekipet që i ndjekin. "Procesi po ecën më mirë se në çdo zgjedhje tjetër"- ka thënë ai, duke shtuar se procesi po zhvillohet pa asnjë tension.
Sipas Berishës në numërimin e votave të shqiptarëve po dëshmohet përgjegjësi e madhe dhe procesi po menaxhohet më mirë, se asnjë herë tjetër.
I pyetur për deklaratën e Ramës për plan bllokimi për zgjedhjet Berisha ka reaguar duke i quajtur ato 'broçkulla' dhe ka shtuar se ka një KQZ që merret me procesin.
Sa për të dhënat e deritanishme të rezultatit, Berisha nuk ka pranuar të bëjë komente. "Nuk mund të bëj komente për rezultate që ndryshojnë çdo moment"- tha ai, duke theksuar se në fund do të njohë rezultatin.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›