Berisha Programi i 2011 do te shembe edhe murin e bllokimit
Partia Demokratike do të ketë në fokus të fushatës elektorale për garën e 23 qershorit programin e përdorur për fitoren e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2011.
Një fakt i tillë u bë i ditur nga vetë kreu i Partisë Demokratike, njëherësh Kryeministër, Sali Berisha pas takimit me kryetarët e Grupeve të Punës për qarqet, kryetarët e Grup-Seksioneve dhe deputetë të Tiranës.
“Ishte e tëra aspekt teknik organizimi. Kryekëput për Tiranën dhe për të gjitha degët e tjera.
Natyrisht në epiqendër ishte programi i përdorur për fitoren e Tiranës në vitin 2011. Programi që përmbysi murin e bashkisë dhe që do të shembë dhe murin e bllokimit”, u shpreh Kryeministri Berisha, gjatë një prononcimi për shtyp, në përfundimit të kësaj mbledhje.