Berisha: Pse nuk impresionohem nga shashkat e Edi Ramës

Tiranë, 14 Korrik NOA - Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se zgjedhjet e përgjithshme janë një fitore e rëndësishme për të vazhduar projektin e Shqipërisë Evropiane.
Berisha, tha se ende nuk kanë filluar negociatat me LSI-në për qeverinë e re, dhe se në bashkëpunimin mes këtyre dy forcave dominojnë projektet e qarta për integrimin evropian të Shqipërisë.
Kryeministri Berisha komentoi edhe për marrëdhëniet me Partine Socialiste dhe situatën ekonomike të vendit.
Z.Kryeministër! Do t'ju pyesja në fillim për atë që është lajmi i fundit. Cili është komenti juaj për rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori për Fierin, apo diskutimet për Beratin?
Unë nuk kam asnjë koment. Siç dihet, jam shprehur se rezultati përfundimtar del nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili, me sa shoh unë, ka bërë një punë shumë serioze dhe në zbatim të plotë të ligjit. Ndaj dhe institucionet e vlerësimit të rezultatit si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor janë institucione që do të bëjnë punën e tyre pa asnjë lloj presioni. Natyrisht, në qoftë se ekspertët tanë nuk bien dakord, kanë Kolegjin Zgjedhor për tu drejtuar. Kjo është për të gjitha partitë politike, ndaj edhe unë nuk kam ndonjë koment të veçantë.
Sot jemi dy javë pasi zgjedhjet janë kryer. Rezultati përfundimtar zyrtar nuk ka dalë ende. Ndërkohë që socialistët kërkojnë numërim edhe në zona të tjera. A e shihni me shqetësim këtë vonesë të rezultatit?
Në qoftë se vlerësojmë tërësinë e ankesave, këto kanë qenë më minimalet në historinë e zgjedhjeve. Ka patur një moment në këto zgjedhje, që ishte jashtë parashikimit të ligjbërësve dhe ligjvënësve; ishte numri i sallave të numërimit. U përcaktuan 66 salla, të cilat e bënë procesin e numërimit të zgjatur dhe të lodhshëm. Ishte një mbingarkesë, çështë e vërteta. Mendoj se në zgjedhjet e tjetra sallat duhet të dyfishohen.
Pra, ju shikoni vetëm numrin e ulët të grupeve të numërimit si problemin kryesor të zgjedhjeve? Kam parasysh tani që vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë patur gojën shumë të hidhur në të dy raportet që kanë nxjerrë; edhe në raportin menjëherë pas zgjedhjeve, edhe një raport të para disa ditëve. Ata kanë shprehur shumë kritika për mënyrën se si është numëruar dhe për mënyrën se si është votuar. Çfarë përgjegjësish mban qeveria për gjithë këto kritika të vëzhguesve ndërkombëtarë?
Qeveria do të mbante përgjegjësi në qoftë se qeveria do të bënte përpjekjen më të vogël për të ndikuar në rezultatin. Qeveria ka bërë përpjekjet më të mëdha për të ngritur infrastrukturën më moderne. Nuk ka ndonjë infrastrukturë më moderne se sa kjo e Shqipërisë. Kjo ishte ana e qeverisë. Së dyti; qeveria bashkë me opozitën, se Kodi Zgjedhor është konsensual, por parashikimi për kaq e aq qendra numërimi mbase qe i gabuar. Sigurisht, qeveria mban pjesën kryesore të përgjegjësisë, por sigurisht një pjesë e mban edhe opozita sepse Kodi u bë bashkërisht. Edhe paracaktimi me ligj se rezultati i zgjedhjeve duhet të dalë të nesërmen ora kaq apo aq nuk ishte realist.
Socialistët po ju akuzojnë edhe për ndikime që ju keni mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo dëmtime të numërimit.
Unë nuk jam prononcuar për Komisionin Qendror të zgjedhjeve, por gjer tani, po të analizohet veprimtaria e tyre, mendoj se janë komisionerët socialistë ata që i kanë lejuar vetes të përdorin dy standarde. Dhe në asnjë rast e në asnjë rrethanë komisionerë përfaqësues të shumicës nuk kanë përdorur dy standarde, nuk kanë bërë dy interpretime të ligjit. Kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur nga komisionerët e Partisë Socialiste, por unë kam treguar mirëkuptim meqenëse përfaqësojnë opozitën. Por në tërësi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionuar me një maksimum konsensusi. Kurse vlerësimi i përgjithshëm i zgjedhjeve është një vlerësim universal se këto zgjedhje ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë. Standardet? Mendoj se nuk ka vend në botë ku zgjedhjet nuk vuajnë për standarde.
Si i keni pritur ju deklaratat e Partisë Socialiste se ata nuk do të njohin zgjedhjet, në këmbim të rinumërimit të disa zonave. Është një gjë e pazakontë që një opozitë të deklarojë se nuk do të njohë zgjedhjet.
Absolutisht pa asnjë lloj impresioni.
Si? Nuk keni asnjë impresion kur opozita thotë se nuk do të njohë zgjedhjet?
Jo. Nuk mund të kem impresion unë nga presione të tilla. Në qoftë se zoti Rama përpiqet që me deklarata të tilla të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen, ajo është përzgjedhja e tij. E rëndësishme është një gjë; qysh ditën e parë, gjer sot dhe në vazhdim, unë kam kërkuar dhe kërkoj të zbatohet ligji, ligji, dhe vetëm ligji. Nuk mund të ketë imponime; as unë nuk mund tu imponoj gjë atyre, dhe as ata nuk mund të imponojnë. Mendoj se institucionet e vlerësimit të rezultateve duhet të punojnë jashtë presioneve. Në qoftë se z. Rama një herë gjen kutinë e Beratit, pastaj kutinë e Fierit, pastaj këtë, pastaj atë për tu mbrojtur nga rezultati që nuk arriti, ky është problem i tij, është përzgjedhje e tij, nuk është imi fare, nuk ka të bëjë me mua.
Edhe ju nuk i arritët ato rezultate që prisnit nga zgjedhjet. Ju bëtë një fushatë shumë entuziaste, premtuat se do të kishit një fitore të thellë, pas rezultateve shumë të mira të qeverisjes sidomos në infrastrukturë. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve doli shumë i ngushtë. Si e komentoni ju këtë dyzim të popullatës? Si në 2005, edhe këtë radhë, është pothuajse një barazim midis dy partive më të mëdha.
Në fakt, koalicioni im është koalicioni fitues. Kjo është e tëra.
Për rezultatin e ngushtë e kisha fjalën.
Më fal! Kam vetëm një shpjegim: Fitorja, e madhe apo e vogël, është si diamanti, shkëlqen. E dyta; a kam unë zemërthyerje për këtë rezultat? Absolutisht jo. Pse? Në natyrën time, unë gjithmonë punoj me koalicion. Këtë e kam bërë edhe në 2005 dhe gjithmonë. Mendoj se rezultati i këtij votimi ka imponuar kësaj radhe një koalicion realisht të dobishëm për vendin. Kështu që, unë shoh një katërvjeçar me një qeverisje të qëndrueshme dhe me një opozitë të fortë në parlament. Një katërvjeçar në të cilin në tryezë janë me qindra e qindra projekte të asaj që unë e premtova në fushatë elektorale të Shqipërisë Evropiane. Pra, jam i bindur se do të jetë katërvjeçari i rezultateve më të mëdha.
Më lejoni, ju lutem, tu bëj një pyetje për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ju gjatë gjithë kohës keni shprehur kritika të ashpra për LSI, pastaj i keni marrë mbrapsht ato, duke thënë se ato akuza ishin limonada elektorale. Ndërsa nga ana tjetër, LSI ka bërë kundër një fushatë po aq kritikuese me parullat Berisha Ik!. Ka shumë njerëz në opinionin publik që e shikojnë me dyshim këtë bashkëpunim tuajin të ri.
Ky bashkëpunim bazohet mbi një marrëveshje politike, të cilat Sali Berisha nuk i ka shkelur kurrë. Pra, të gjitha ato që thoni ju shuhen për shkak të marrëveshjes, Së pari kjo. Së dyti; Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e majtë tmerrësisht e persekutuar me ligj nga Partia Socialiste dhe jo nga Partia Demokratike asnjëherë dhe në asnjë rast. Jo se ne kishim një intension post-elektoral, por sepse persekutimi dhe përdorimi i pushtetit për të përjashtuar një forcë politike është i papranueshëm për parimet që ne mbajmë. Dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetëdijshme për këtë. Por le të marrim praktikën evropiane dhe botërore. Kundërshtarët, kur për interesa më të mëdha, bëjnë marrëveshje, i sigurt të jesh që ata në arkivat e tyre kanë të njëjtat shprehje që ekzistojnë në arkivin e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë fushatës.
Mirë, por, pyetja konsiston në këtë; sa serioz është ky bashkëpunim? Shumë analistë dhe qytetarë mendojnë se ky është thjesht një bashkëpunim për të mbajtur pushtetin, pra, dhe jo një bashkëpunim lidershipi për një të ardhme më të mirë.
Jo. Jo. Ky është një bashkëpunim për projektin e madh të Shqipërisë evropiane. Ky është një b