Berisha: Rama abuzon me fondet e qeverisë
Elbasan (Start)-Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, po djeg fondet e akorduara nga qeveria për ndërtimin dhe restaurimin e shkollave. Kështu ka akuzuar Kryeministri Sali Berisha rivalin e tij socialist gjatë përurimit të shkollës 9-vjeçare “Evropa” në Bradashesh të Elbasanit. Shefi i ekzekutivit vijoi me akuzat e tij duke theksuar se fondet e qeverisë, Rama i ka përdorur në vetëm dy shkolla në periferi të kryeqytetit. “Politikës së mashtrimit, e trillimit qe kryesocialisti po ndjek ne fushën e arsimit, ne do u përgjigjemi me modernizim, kushte më të mira në shkolla e hapje të Universiteteve” tha Berisha i cili vetëm disa ditë më parë premtoi në çeljen e kompleksit arsimor Turgut Ozal se do të rris fondet për fushën e arsimit.
Gjatë përshëndetjes së tij, Kryeministri Berisha u shpreh se “kjo qeveri në katër vitet që vinë do të investojë për arsimin edhe dy herë më shumë sesa ka investuar gjatë këtyre katër viteve. Qeveria do të bëjë që arsimi shqiptarë të lartësohet gjithnjë më shumë dhe të kapë me shpejtësi standardet e vendeve të zhvilluara”.
Në këtë tur, Kryeministri shoqërohej nga ministri i Arsimit z. Fatos Beja, ministri i Jashtëm z. Lulzim Basha, deputeti i zonës z.Aurel Bylykbashi, përfaqësues të pushtetit vendor, etj.