E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rama bertet per te mbuluar aferat

Berisha theksoi se do te rriten serish pagat dhe pensionet dhe do te synohej ulja e metejshme e varferise ne vend.

Duke folur per situaten politike kryeministri Berisha u shpreh se pavaresisht debatit politik axhenda e qeverise nuk do te ndryshoje per investime te tjera. Debati politik eshte debat politik dhe axhenda e qeverise eshte dicka tjeter. Asgje nuk mund te pluhuros ne mendjen e shqiptareve keto arritje. Asnje praktike nihiliste nuk mund te mohoje keto arritje. Ne nje kohe qe ne Shqiperi kane ardhur 12 here me shume turiste se ne vitin 2004 theksoi Berisha.

Ai shtoi me tej se maxhoranca e njeh dhe e vlereson rolin e opozites por kur ajo perdor luften e korrupsionit per te mbrojtur aferat e korrupsionit kjo eshte e trishtueshme.

Ne 8 vite kompani dhe media kane paraqitur para shqiptareve kontraten 20 me vlere 100 milion euro ryshfete. Ky eshte rasti i pare kur 20 paraqitet para shqiptareve si nje gjigant 35 katesh. Natyrisht organet kompetente do te bejne punen e tyre por eshte shume e pa ndershme te perpiqesh te futesh ne thes theksoi Berisha.

Kreu i qeverise ka folur per punen e biznesit dhe rolit qe kane pasur ata ne zhvillimin ekonomik te vendit. Ne kete kontekst kryeministri theksoi se qeveria eshte dhe do te jete mbeshtetese e biznesit po nga ana tjeter vendosja e kasave eshte kusht vendimtar per tu shkeputur nga prapambetja evropiane. Edhe nje here kjo eshte pasaporta biometrike per bizneset.

E garantoj z.Rama se nuk do te kete pakesim te buxhetit per bashkite dhe komunat po nga ana tjeter le te mos thote qe qeveria fut duart ne arken e pushtetit vendor. Ju lutem ai te mos fus duart ne arkat ndaj biznesit. Ti vesh 4 fish taksat e gjelberimit per biznesit dhe te bertasesh kur qeveria e ul ate atehere do te thote qe grabitesit nuk zbatojne vendimit u shpreh gjithashtu Berisha.

Gjate fjales se tij te gjate ai permendi edhe nje ligj per taksistet sipas te cilit do te pajisen qe te gjithe me taksimeter te subvencionuar nga qeveria me ane te taksave.

Ne ligj do te futen edhe te gjithe taksistet. Ata kane blere taksimeter 300-400 mije leke pa memorie dhe lidhje online. Do tju them taksisteve se taksimetri eshte shume i nevojshem per te gjithe ata per dinjitetin e tyre por atyre do tiu zbritet nga qeveria. Per ata qe e kane do te jepet falas i riu u shpreh Berisha.

2010-09-27 1334

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›