E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama bllokoi statusin dhe investimet

Nga Fushë-Kruja, ku përuroi rikonstruksionin e unazës, kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama, i cili bllokoi për interesa personale marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, me anë të të cilit Shqipëria do të përfitonte qindra milionë euro investime.

"KE në tetor rekomandoi Shqipërinë për vend anëtar të BE-së, me kusht që të votohen 3 ligjet, por ato u bllokuan nga personi që ka vetëm interesa personale. Me bllokimin e tre ligjeve Shqipëria nuk mori statusin, ajo humbi qindra milionë euro investime", u shpreh Berisha. Në ceremoninë inauguruese, Kryeministri përmendi investimet e bëra në infrastrukturë në këto vite për Fushë-Krujën dhe Krujën, të cilat arrijnë në vlerën e 30 milionë dollarëve. "Brenda 4 viteve që vijnë që në këto qytete do të asfaltohet çdo kilometër i mbetur i paasfaltuar. PD shkon në zgjedhje me premtime të mbajtura, të sigurtë në fitore jo për ato që kemi realizuar, por për ato që do të realizojmë", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›