E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama bllokoi statusin

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i opozitës Edi Rama bllokoi marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë me mosvotimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE-ja.

"Komisioni Evropian refuzoi dje statusin e kandidatit për Shqipërinë. Rama është përgjegjës për mosmarrjen e statusit. Kryesocialisti u deklaroi mbështetësve të tij se statusi do të kushtëzohet me zgjedhjet", u shpreh Berisha.

Shefi i Qeverisë theksoi se zgjedhjet nuk janë kusht për statusin, por janë kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›