E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama bllokon Presidentin

Kryeministri Sali Berisha kujtoi para deputetëve demokratë se në marrëveshjen e datës 2 shtator të vitit 2009 nënshkruar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, thuhet se zgjedhja e Presidentit të Republikës do të bëhet mbi bazën e konsensusit mes dy forcave kryesore politike të koalicionit.

Berisha theksoi se në takimin e zhvilluar me kreun e LSI-së, Ilir Meta javën e shkuar, pati vendosmëri të plote për t'i qëndruar kësaj marrëveshje, madje edhe në radhën e parë të bisedimeve të zhvilluara me aleatët u tregua vendosmëria për ta zgjedhur Presidentin e Republikës me tre të pestat.

"Ndonëse ka një marrëveshje, e cila përcakton zgjedhjen e Presidentit të Republikes si konsensus mes PD-së dhe LSI-së, ramë plotësisht dakord që të punojmë me KM vijon teatrin absurd,ne vijojme te kerkojme dialog nje ore e me pare per te mos djegur aplikimin e Shqiperise ne BE vjeshten e ardhshme

Edi Rama
Reagimi ne Twitter përkushtim që Presidenti i Republikës të zgjidhet me tre të pestat, ashtu sic përcakton Kushtetuta e vendit", tha Berisha.

Por duket se Presidenti nuk do të zgjidhet në tre raundet e para të votimit në Parlament.

Berisha theksoi se qëllim është që t'i jepet vendi një president, një personalitet me kredenciale të larta të besuar nga shqiptarët, duke mos dhënë ndonjë alternativë të mundshme. Berisha kujtoi se PD iu drejtua Partisë Socialiste dhe negociatori Astrit Patozi i dërgoi një ftesë me shkrim, homologut të tij socialist Gramoz Ruçi që të takoheshin dhe të bisedonin për këtë çështje.

"Në vend të përgjigjes me shkrim, Edi Rama nisi editorialin e radhës, në të cilin betohet solemnisht se do të rrëzojë këtë qeveri me cdo kusht dhe se rrëzimi dhe vetëm rrëzimi i saj është problemi kryesor i Edi Ramës. Ky editorial tregoi se ata nuk do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit", tha Berisha.

Berisha u shpreh se në takimin që zhvilloi të dielën Patozi me Rucin, përfaqësuesit socialistë sollën një ultimatum me katër kushte.

Meta: Presidenti të marrë mbështetje të gjerë

Kryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim Ilir Meta deklaroi se presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet me shumicë më të gjerë se maxhoranca qeverisëse dhe zgjedhja e kreut të vendit të jetë përmes një procesi konsensual dhe mundësisht që në raundin e parë.

"Të mërkurën është raundi i parë dhe nuk mendoj se duhen konsumuar raundet, por duhen konsumuar negociatat dhe bisedimet. Mendojmë se minutat dhe orët në vazhdim duhen menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme", tha Meta.

Duke folur në një konferencë për media, kreu i LSI-së nuk pranoi të jepte emra, por siguroi se kjo forcë politike ka kandidaturat e saj, ashtu sikurse do të mirëpresë edhe kandidatura të tjera nga aleati i saj në qeveri.
 

Zgjedhja e presidentit
Dështon takimi PD-PS
Presidenti, PD-PS gati për bisedime
Negociatat për presidentin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›