E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Rama është aventurier, u urdhërua nga Beogradi që të refuzonte ftesën e Brukselit

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Berisha: Rama është aventurier, u urdhërua nga Beogradi që të refuzonte ftesën e Brukselit

Lapsi.al22 June 2022

Sali Berisha në një tryezë me ekspertë, diplomatë, akademikë e gazetarë ka diskutuar për sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Europian.

Berisha: Në fundin e Luftës së Dytë Botërre ne u rreshtuam në krahun e zi të historisë, në krahun e kundër të vokacionit tonë si komb, identitetit tonë dhe vazhduam për 46 vite me radhë. Këto 30 vite ishin vitet të cilat motoja e rilindësve tanë që shpërtheu në rrugë në dhjetor të ’90, u bë një moto udhëheqëse për vendin, me synimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Me shumë vështirësi morëm statusin e vendit kandidat për në BE. gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Standardet e arritura u shpërbënë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoje se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE.

Berisha u shpreh se kjo që po ndodh gjatë këtyre ditëve është përsëritje e asaj që ndodhi në vitet ’44-’45.

Berisha: Në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundër të historisë. Në këto vite ne po rreshtohemi përsëri në anën e kundër të historisë dhe kjo ndodhi para syve tanë.

Më tej Berisha akuzon Ramën për bashkëpunim me Serbinë kundër Kosovës.

Berisha: Ballkani i Hapur apo mini shengeni që u themelua në Novisad, sipas themeluesit të saj Aleksandër Vuçiç, 3 ditë pas samit u shpall se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipëria. Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale. Ky proces solli një përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës, solli atë të cilën asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi një aventurier pa interesa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesën, nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret më parë në Beogrda, shpallet nga padroni i tij.

Duke ngritur pyetjen "Çfarë të bëjmë atje?, Edi Rama paralajmëroi të martën bojkotin që Shqipëria mund ti bëjë samitit të përbashkët të BE me vendet e Ballkanit...

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia të një 43-vjeçari nga Tajvani, i arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë së Tajlandës. ...

Kryeministri italian Mario Draghi ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në BE. “Italia mbështet neg...

Harta e re gjyqësore ka sjellë një tjetër protestë nga ana e avokatëve dhe qytetarëve para gjykatës së Kurbinit. Protestuesi kërkojnë rishikimin e reformës që m...

Një 17 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka plagosur me thikë një 18 vjeçar për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Këlcyrë. J.M. ka...

Familjet e varfra, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike po ndeshën më vështirësi kohët e fundit, për shkak të shtrenjtimit të kostos së jetesës nga çmimet e lar...

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ancona, Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari zbriti nga trageti me 24 kilogram heroinë të fshehura në ...

Një makinë është djegur pak pas mesnatës në Delvinë. Policia bën me dije se ngjarja la ndodhur rreth orës 00:50 në lagjen “9 nëntori”. Makina tip “Suzuki”...

Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frymë që është sa 32% e mesatares së Europës, sipas Eurostat (të dhënat nuk p...

Një i moshuar 80-vjeçar është vetëhedhur në rrjedhën e lumit Drino në Gjirokastër në afërsi të Urës së Subashit. Ngjarja ka ndodhur në kufirin administrativ ...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›