E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po u ushtron presion deputetëve të tij për të votuar reformën territoriale në Kuvend.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha thotë se  deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.

“Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën.

Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.

Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.

Megjithatë ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndyrë duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›