E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Rama i implikuar në aferën McGonigal, të dorëhiqet! Balla: Drejtësia amerikane foli, i frikësoheni fakteve për 21 Janarin

Kuvendi ka rinisur seancën plenare me diskutime mes opozitës dhe mazhorsancës lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal. Teksa opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar për lidhjen e kryeministrit Edi Rama e këshilltarëve të tij me McGonigal, mazhoranca e hodhi poshtë këtë kërkesë me forcën e kartonit.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Rama të ishte i pranishëm në seancë dhe të japë shpjegime mbi pretendimet e tyre.

“E kërkova për procedurë fjalën. Ka lidhje me zhvillimin nbormal të seancës. Kërkesa I drejtohet Ramës që sot doo duhet të jetë porezent. Ajo karrige s’mund të rirjë bosh. Për një arsye, se ne s’mund të bëjmë sikur ska ndodhur asgjë kur gjithë shqipëria gumëzhin.Thirrja për të qenë prezeënt Ramën, kryeministin sepse ai njeri ështyë strumbullari I një skandali korruptiv, do duhet të japë sqarime në Parlament, ky është vemndi ku duhet të jetë prezent. Se duhet të japë sqarime”, tha Alibeaj, fjala e të cilit u ndërpre nga Kryeparlamentarja Nikolla e cila i kërkoi zbatimin e rendit të ditës.

Më tej, fjalën e mori Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka artikuluar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Rama, këshilltarëve të tij, Agron Neza dhe Dorian Duçka. Berisha ka kërkuar hetimin e mesazheve, takimeve, udhëtimeve dhe dhuratave ndaj McGonigal dhe treshes së sipërpërmendur.

“Këto ditë Shqipëria gjendet në epiqendrën që do poshtëronte çdo vend të madh. Kryeministri i Shqipërisë, këshilltarë të tij janë të implikuar direkt, në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive në SHBA për sigurinë e këtij vendi, por dhe sigurinë e vendeve të lira.

Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e  çdo SMS-je, takimi, udhëtimi, dhurate, email-i dhe gjithçka tjetër, midis McGonigal, Dorian Duçkës, Agromn Nezës dhe Edi Ramës. Kjo juri, e citon në vendimin e saj në mënyrë të përsëritur Edi Ramën dhe vetëkuptohet se për të bërë një kontroll të tillë, sbëhet pa vendosur nën hetim personat për të coilët citohet. Skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme, pas arrestimin në aeroportin e shba të Mcgonigal nga FBI, I cili akuzohet se ky njeri I pafytyrë, pa karakter që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosoi me para, nga zyra e Ramës për të hetuar lobimin e opozitës për të manipuluar. Ne qëllojmë sot dhe deri pasnesër në drekë. Sepse ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pakarakter, në vend ta denonconte,m e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, kundër opozitës, për manipulime kundër saj, kjo ndodh bvetëm në Korenë e Veriut.  Prandaj dhe sot, nuk mund të ketë këtu debat tjetër përveç këtij debati. Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA.

A e dini ju se kush ishte Gonigal, funksionin e tij? I çuat paratë e kompanive të oligarkut rus. I ka tentatukalat në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. Ku është Damiani juaj, zëdhënësi kryesor i interesave ruse në Shqipëri”, tha Berisha, fjala e të cilit u ndërpre nga Kryeparlamentarja, vendim I cili u shoqërua me bllokimin e foltores nga ana e Opozitës.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, kërkoi respektimin e rregullores së Kuvendit. Balla u shpreh se drejtësia amerikane ka marrë vendim duke arrestuar McGonigal ndërsa mohoi kategorikisht akuzat ndaj Kryeministrit Rama dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.

“Respektimi i rregullores të jetë çështje themelore. Sa i përket kërkesës me dhunë, është e pabazuar, nuk ka dyshim se është farsë politiko-mediatike për të shmangur vëmendjen nga hetimet për lojën ruse në PD. Dhe vjen në këtë moment për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja tronditëse për vrasjet shtretërore të 21 Janarit. Çështja që i refererohet non grata po hetohet nga drejtësia amerikane.Hetimet kanë përfunduar për konflikt interesi për mikun e tij shqiptaro-amerikan, miku juaj se njiheni shumë mirë. Problemi lidhet me sa dhe si e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë i SHBA. Drejtësia amerikane ka zero akuza ndaj Ramës apo zyrtari të qeverisë për veprimtari kriminale. Drejtësia amerikanë ka akuzuar vetëm McGonigal. Të rrëzohet me votë kërkesa”, tha Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›