Berisha: Rama kërkon pazare për imunitetet
Tiranë- Mbledhja e grupit kuvendor të Partisë Demokratike nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të poetit Ali Podrimja teksa kryeministri Sali Berisha e cilësoi humbjen e princit të letrave dhe poezisë shqiptare si të pakompesueshme.
‘Kombi humbi princin e letrave dhe poezisë shqiptare. Podrimja ishte gjeniu i poezisë dhe këngës së këtij kombi që themeloi poezinë moderne të shqiptarëve…është gjeniu jo vetëm i universales shqiptare por edhe i universales njerëzore. Humbje e pakompesueshme’-tha Berisha.
Sakaq mbledhja ka vijuar me çështjen me kryesore të momentit, heqjen apo kufizimin e imuniteteve. Shefi i qeverisë Berisha i ka bërë thirrje kreut të opozitës Edi Rama që të votojnë së bashku me 6 Gusht heqjen apo kufizimin e imuniteteve për zyrtarët e lartë duke apeluar që të shohë kah interesave të qytetarëve dhe jo të një kupole politike që sipas kryeministrit sundon në selinë rozë.
Duke folur para deputetëve të Partisë Demokratike zoti Berisha tha se seanca dëgjimore e së shtunës me grupet e interesit për çështjen e imuniteteve tregoi qartë se drafti i PD-së është autentik dhe besnik me draftin e hartuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë. Sipas zotit Berisha kreu socialist me kundërshtitë e tij po kërkon pazare me drejtësinë për të vënë në zbatim kushtetutën e sundimit të pakicës. Sipas kryeministrit këto ndryshime do të mbanin peng të opozitës krerët e institucioneve të larta pasi PS kërkon që kreu i Gjykatës së Lartë, KLSH-së, Prokurori i Përgjithsëm të zgjidhen me 3/5.
Ndër më të avancuarat e kohës pasi duhet të dimë se ka vende si Holanda në të cilën imuniteti në legjislacion nuk ekziston. Në asnjë nga projektet e mëparshme të paraqitura nga PD, para këtij të fundit nuk ka ekzistuar ndryshimi përmes ndërhyrjes në Kushtetutë, kanë qënë nëpërmjet ndryshimit të ligjeve organike dhe ligjee të tjera në ëmnyrë që Kushtetuta të mos prekej. Por e vërteta është se opozita në vitin 2005 kërkoi që ndërhyrja të bëhej ndërmjet Kushtetutës. Se pala që duhet të lëshonte është maxhoraca. Me pazar per Drejtësinë për heqjen e imunitetit. Rrëzimi i murit të imunitetit po kërkohet nga institucioni akuzës nga të gjithë institucionet e tjera, qytetarët dhe akademikët. Kërkon atë që ndodhi me Avokatin e Popullit që e mbajti 2 vjet pa kryetar, Kërkon që Gjykata e Lartë, KLSH, Prokurori i Përgjithshëm, etj të emërohen me mekanizmin e Presidentit të Republikës. Do të thotë ose zgjedhje e tyre në zyrat e Fidelit ose mbetja e institucionit pa kokë. Kjo është kushetuta e sundimit të pakicës’-tha Berisha.
Sipas shefit të qeverisës vetëm 45 vite me rradhë Shqipëria është sunduar nga një pakicë. ‘Ju garantoj se në rast se do të bënim këto hapa kërkesa tjetër do të ishte kryeminstri me 84 vota. Po atëherë qeveria pse të mos emërohet nga pakica?’Zoti Rama mban peng imunitetin për shkak të një kupole sunduese, të cilët duke ditur qartë se me këtë kusht ajo parti i largohet horizonti të pushtetit me shpejtësi të madhe duan ta diktojnë marrjen e pushtetit nga pakica nëpërmjet kushtetuës së pakicës bllokuese’-tha Berisha.
Duke theksuar: ‘Kjo praktikë është absolutisht e papranueshme dhe më duhet ti them zoti Rama më mirë të dëgjos mendimin e shkëlqyer të të gjithë atyre ekspertëve Të përfillë interesat e qytetarit shqiptar, të lërë menjanë pazaret të studiojë qartësisht tërë ecurinë e dialogut politik në këto vite, në të tërë historinë e këtij dialogu kemi patur vetëm një qëllim, një histori të përbashkët suksesi, asnjë qëllim të tërën për ne asgjë për kundërshtarin. Nëqoftëse kundërshtari kur e nga cepi dhe vijmë tek varianti i tij dhe nuk dëgjon zërin e specialistëve, ekspertëve por vetëm të 3 apo 4 vetëve sigurisht si ne smund të biem dakord. Çdo ditë del dhe kujton se po i mbush mendjen qytetarëve se për të hequr imunitetin u dashka maxhoranca, ai duhet të jetë promotori kryesor si në çdo vend.
Cilin mbron ai me imunitetin? Gjykatësit që slë gjë pa thënë kur smerr vendimet e favorshme? Apo ministrant e kësaj qeverie? Mbron një kupolë të caktuar të partisë, shumica e tyre e kanë të vështirë të dalin para zgjedhësve dhe ta justifikojnë pse sduan ta heqin’-theksoi ai.
Berisha shtoi se drafti i mbështetur nga PD-ja përputhet tërësisht me standarte ndërkombëtare dhe e ftoi zotin Rama edhe njëherë të votojë ndryshimet për imunitetin. ‘A ka sot një dhunë më të madhe se korrupsioni? Dhe një opozitë që pretendon se i mbron ngrihet kundër heqjes së imunitetit. Duke i bërë thirrje unë dua të garantoj qytetarët se lëshimi që kemi bërë ne që të ndryshojmë kushtetutën është bërë me qëllimin e vetë që të arrijmë një ujdi me PS-në, sepse edhe variantet e para ekzistojnë në botën e qytetëruar. Zoti Paloka dhe zoti Majko të ulen së bashku në rast se ekziston vullneti nga ana e tyre për ta hequr, ne jemi dakord të adresojmë edhe shqetësime të tjera të tyre për projektin tonë i mbështetur mbi dokumentat e EURALIUS, PACA, OSBE dhe institucioneve të tjera por kjo sdo të thotë që ne nuk marrim parasysh kërkesa të deputetëve socialistë, nga përfaqësues nga institucione kombëtare, ndërkombëtare, shoqëria ciivle dhe bota akademike. Ti adresojmë ato dhe të votojmë me 6 Gusht një akt madhor që qytetarët e presin prej 10 vitesh .N.q.s do ta përdorë për maskë Kushtetutën e sundimit të pakicës le ta përdorë por i them zotit Rama se të gjithë shqiptarët do të shohin prapa saj, kupolën e bizmesmënëve që mbajnë peng këtë proces’- përfundoi fjalën e tij kryeministri.
Sakaq po sot zoti Rama pas një takimi me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu tha se janë dakord për të hequr apo kufizuar imunitetet por ndryshimet në Kushtetutë s’do të bëhen me arnime qorrazi.
Dorina Bilbili/IDEA/