E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama kërkon të bllojë statusin e vendit kandidat për të tretën herë radhazi

17-07-2012 / Gazeta 55

Erla Mëhilli, Zëdhënësja e Kryeministrit në deklaratë për shtyp

UPDATE- Shefi i ekzekutivit, Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të socialistëve, Edi Rama që të votojë për heqjen e imunitetit më 6 gusht.
Përmes zëdhënëses së tij, Erla Mëhilli kryeministri Berisha thekson se Rama kërkon të bllokojë statusin e vendit kandidat për të tretën herë për Shqipërinë.
“PS-ja bllokon votimin e amendamenteve që janë të standarteve më të larta të hartuara nga ekspertët ndërkombëtar. Rama kërkon të bllokojë për të tretën herë marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Rama kërkon pazare politike jo në interesin e shqiptarëve por për interesat personale dhe politike duke dëgjuar diktatin e këshillit të miliarderëve dhe nuk dëgjon zërin e qytetarëve. Kryeministri Berisha i bën thirrje Ramës të gjejë kurajon dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të votojë heqjen e imunitetit”- u shpreh zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli.
Më tej, zëdhënësja e qeverisë ka shtuar se edhe Trojka e ambasadorëve shprehu rëndësinë që ka heqja e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›