Berisha Rama perdor KQZ per pazare

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se e përdori tërheqjen e anëtarëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pazar dhe për të justifikuar, sipas tij, humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit.
Në daljen e radhës para gazetarëve, kryeministri tha se ligji ka parashikuar situata të tilla dhe premtoi se zgjedhjet do të mbahen dhe do të jenë me standardet më të mira që ka njohur vendi. “Zoti Rama e përdori problemin e komisionerëve për pazar. Pazari më i shëmtuar ishte ai me Jani Janin (anëtar i ngrirë i PBDNJ-së në KQZ). Pse e bënë këtë? E bën për të hapur një vend në listat Zgjedhjet 2013Rama: Po shkatërrohet KrujaZannier: Klimë tensioni para zgjedhjeve Berisha i shumë dështimeve e deputetëve për kryetarin e partisë së Janit. Pra jo vetëm që nuk ka patur dhe nuk mund të imagjinohet që të ketë asnjë lloj mendje të shëndoshe, por përkundrazi. I bëj thirrje zotit Rama t’u japë fund këtyre lojëra në KQZ dhe të çojë anëtarët në KQZ, në detyrën e tyre. Zoti Rama tërheqjen e komisionerëve e ka si një mjet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve. Ta përdorë si justifikim para zgjedhësve për humbjen dhe të mos njohë zgjedhjet. Rama ka qartësuar të gjitha raportet e tij dhe me qendrimin ndaj KQZ ai edhe njëherë në këtë situatë e krijoi dhe e ka krijuar vetëm për të përdorur si një pretekst për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, sic i deklaroi një grupi të huaj vëzhgues”, deklaroi Berisha. Kryeministri shtoi se zgjedhjet do të mbahen pavarësisht tërheqjes së opozitës nga KQZ. “Do s’do Rama këto do të jenë zgjedhjet me standardet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Kanë një infrastrukturë të shkëlqyer dhe një ligj të shkruajtur në cdo nen të tij nga opozita. Ligji do t’i japë garanci të plotë opozitës, vetëm që unë nuk mund t’i japë komisioner zotit Rama. Ai ka frikë nga komisionerët e tij”, tha Berisha duke cilësuar cdo përpjekje për të prishur procesin zgjedhor si donkishoteske. Kryeministri tha se synimi i Ramës ishte rrëzimi i qeverisë, skenar ky që sipas Berishës dështoi falë marrëveshjes me tre deputetë të Partisë Socialiste. “Cdo përpjekje për të prishur zgjedhjet është qesharake dhe donkishoteske. Rama kërkoi rrëzimin e qeverisë dhe formimin e qeverisë teknike, por ka një marrëveshje me 3 deputetë të PS që solli dështimin e përpjekjeve të Ramës”, tha ai. Për kryeministrin, në cdo rast që do të cënohet mekanizmi i funksionimit të KQZ-së do të zbatohet ligji pikë për pikë. Sipas tij, Kodit Zgjedhor është i shkëlqyer dhe i ka parashikuar të gjitha situatat. Berisha foli edhe për tre ligjet, duke akuzuar edhe njëherë tjetër kreun e PS-së, Edi Rama se pengoi marrjen e statusit me mosvotimin e tyre. Sa për listat e kandidatëve për deputet në radhët e demokratëve, kryeministri tha se është duke u punuar për to dhe shtoi se do të ketë ndryshime.