E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama po bllokon integrimin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka vijuar akuzat dhe sulmet ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, duke e cilësuar si njeriun që ka bllokuar dhe po kërkon të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij Kushtetuta ka folur qartë dhe në raste të tilla jep mundësinë e demokracisë së drejtpërdrejtë përmes referendumit, transmeton Tch.

"Vërtetë kemi të bëjmë me një akt të shëmtuar, sa vetë shëmtia e bllokimit të tre ligjeve për qëndrime kryekëput personale, por nga ana tjetër kemi Kushtetutën, e cila jep zgjidhje", tha Berisha./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›