E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama po fsheh raportin e Parlamentit Europian

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se qeveria po fsheh raportin e Parlamentit Europian, duke e cilësuar atë si një nga dokumentet më kritikë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se, raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ngre shqetësime serioze për zgjedhjet dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

Berisha u shpreh se, dokumenti thekson se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në mënyrë të drejtë.

“Marrim raportin e Parlamentit Evropian. Raportin e Komisionit të Jashtëm. Raporti absolutisht më kritik i miratuar ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit. Raporti që i thotë qeverisë, ti nuk bëre zgjedhje të drejta, bëre zgjedhje si parti shtet, bleve vota, etj. Raporti që kërkon që parlamenti të ketë një rol qendror në procesin e integrimit”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “raporti thotë që duhet të hiqet imuniteti pa asnjë ndikim në sistemin e drejtësisë, pa pengesë”.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›