E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama qellim vetem bllokimin

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se ka si qëllim të vetëm bllokimin.

"Edi Rama ka bllokuar Ligjin për Gjykatën e Lartë. Qëllimi i vetëm i Ramës është të bëjë pazare për pushtetin, por në pushtet nuk vihet duke bërë pazare", tha Berisha.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Berisha foli për procesin e privatizimit, që u sulmua ashpër nga ana e opozitës. Sipas Berishës, privatizimet janë bërë në konsulencë të ekspertëve të fushës.

"Dhënia me koncesion dhe e drejta e konsesionit e njohur që në kohën e Ismail Qemalit. Me 'Albpetrolin" po i japim të drejtën e koncesionit një kompanie tjetër. E ftoj Ramën që të vizitojë kryeveprën e vërtetë të Hidrocentralit të Ashtës", tha Berisha.

Shefi i qeverisë akuzoi Ramën se nuk ka njohuritë minimale për sistemin fiskal, duke u shprehur se nëse hiqet taksa për biznesin e vogël, shkatërrohet sistemi fiskal.

"Biznesi i madh ka kërkuar vetëm të mbrohet nga informaliteti i biznesit të vogël. Taksat e biznesit të vogël zenë vetëm 0.5 përqind të të ardhurave. Taksat e biznesit të vogël janë më të ulëta se në cdo vend tjetër", u shpreh Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›