E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama te lere pas politiken e trillimit

Kryeministri Sali Berisha ftoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama që të lerë pas në fushatën elektorale, atë që shefi i Qeverisë e etiketoi, politikën e trillimit.

"Shpreh keqardhjen për tezën e opozitës se mjerimi sot është më i madh. Gjatë viteve të PS-së në pushtet u vendos sistemi i korrupsionit, fenomen i cili ekziston ende, por ka një luftë solide kundër tij", tha Berisha.

Sipas shefit të Qeverisë, programi ekonomik i PS-së është i bazuar tërësisht në antiprivatizim.

Këto deklarata Kryeministri i dha në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, ku në fillim të fjalës së tij, shprehu vlerësimin për seancën e zhvilluar në Këshillin e Legjislacionit.

"Heqja e imunitetit është në interesin më të mirë të qytetarit shqiptar. Ne jemi të vendosur të ecim përpara barazisë drejt ligjit", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›