Berisha: Rama vizitë përçarëse në Kosovë. Injoroi arkitektin e pavarësisë, Rugovën
Një vizitë në shkelje të plotë me rregullat dhe për më tepër përçarëse. Kështu e ka cilësuar vizitën e sotme në Kosovë të Kryeministrit të dekretuar Edi Rama, Kryeministri i dorëhequr tashmë, por ende në detyrë Sali Berisha. Në rrjetin social facebook, Berisha e konsideron një akt perçares dhe te paimagjinueshem të z.Rama, injorimin teresisht gjatë fjalës së tij ne Parlamentin e Kosoves, të rolit të Presidentit Rugova, arkitektit te Kosoves se Pavarur. Kjo ngjarje sipas Berishës nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, pasi me të qëndrim ai lendoi thelle jo vetem qytetaret e Kosoves por dhe mbare kombin shqiptar.

Vizite perçarese e kryeministrit te dekretuar te Shqiperise ne Kosove.Nje ngjarje qe kurre nuk duhet te ndodhte.Te dashur miq, Kryeministri i dekretuar, z.Rama, zgjodhi Kosoven per viziten e tij te pare zyrtare. Nje kryeminister i dekretuar nuk mund te beje vizita zyrtare por mendoj se ky rregull nuk ka vlere ne rastin e dy kryeministrave te kombit tone. Mirepo ne nje akt perçares te paimagjinueshem z.Rama injoroi teresisht ne fjalen e tij ne Parlamentin e Kosoves rolin e Presidentit Rugova, arkitektit te Kosoves se Pavarur. Me kete qendrim te pashembullt z.Rama detyroi deputetet e LDK te braktisin sallen e Parlamentit gjate fjales se tij dhe lendoi thelle jo vetem qytetaret e Kosoves por dhe mbare kombin shqiptar shkruan Berisha.
Në vijim të komentit të tij, Berisha thekson se roli dhe vepra e pavdekshme e Presidentit Rugova eshte unike ne tere historine tone kombetare, si presidenti i pare i Kosoves se lire, i cili e udhehoqi me mençuri dhe vendosmeri vendin drejt Pavaresise.
Roli dhe vepra e pavdekshme e Presidentit Rugova eshte unike ne tere historine tone kombetare. Ai me forcen e pathyeshme te besimit tek e drejta e popullit dhe vendit te tij shpalli, nen pushtimin e eger serb, pavaresine e Kosoves, ngriti pushtetin paralel te shqiptareve kunder pushtetit te okupatorit, mbrojti çeshtjen e drejte te Kosoves ne Shtepine e Bardhe dhe kancelarite e medha te Europes. Pas çlirimit te Kosoves nga UÇK, luftetaret e saj te lirise dhe NATO, si presidenti i pare i Kosoves se lire ai udhehoqi me mencuri dhe vendosmeri vendin drejt Pavaresise. Nder perjete vepres se pavdekshme dhe kujtimit te ndritur te Presidentit Rugova! përfundon Berisha.