Berisha, Ramës: Hiq dorë nga politika e trillimit

Berisha në mbledhjen e Grupit të PD
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha duke apeluar per votimin e heqjes se imunitetit ne seancen e neserme parlamentare ka akuzuar kreun e opozites per politiken e trillimit ne kete fushate elektorale.
“Shprehim keqardhjen tonë për tezën e tij që thote se korrupsioni i sotëm është më i madhi i 100 vjetëve të fundit dhe se mjerimi i sotëm po ashtu. I them, Ramës se nëse përdor një tezë të tillë, synon të fshish nga memorja kombëtare periudhën më të zezë të historisë së kombit atë të diktaturës ku me ligj, hekur e kushtetutë u paralizua cdo inisiativë e lirë, ku qytetarët u shndërruan më keq se skllevër të sistemit skllavopronarë”- tha Berisha.
Sipas tij, kur demokratet erdhen në pushtet Shqipëria ishte në 24 vendet më të korruptuara të planetit, sot ka marrë cmime për transparencën.
“Qëndrimi antiprivatizim është në kundërshtim flagrant me atë që kërkohet nga ekonomistët e mëdhenj në botë. Tendenca dhe rryma nuk është Cavesi”- tha Berisha.