Berisha-Ramës: Ndërton pallatepor nuk bllokon dot integrimin
Të tjera rreth shkrimit VD/300 të rinj u anëtarësuan në PD
BERAT- Kryeministri Sali Berisha ndodhet në qytetin e Beratit, për të marrë pjesë në aktivitetin që Partia Demokratike e Beratit organizon për të festuar 22 vjetorin e themelimit të saj.
Duke iu referuar kundërshtarit të tij politik, Berisha tha se Rama nuk do të mund të bllokojë më pas 23 qershorit, pasi muri do të shembet.
“ Nga Berati mijëravjecar do i them Edi Ramës se duke shkelur ligjet mund të ndërtosh pallate e t’u zësh lulishten qytetarëve, por nuk mund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit. S’do mundesh tu bllokosh shqiptarëve rrugën e integrimit. Muri që ke ngritur për të bllokuar statusin do të shembet përfundimisht më 23 qershor. Sot je i vetmi në politikën europiane që përdor pushtetin e ndershëm të socialistëve për të bllokuar procesin e integrimit”- tha Berisha.
Në këtë aktivitet u shpërndanë edhe kartat e anëtarësimit për 300 të rinj që iu bashkuan Partisë Demokratike në këtë rreth
(sg/shqiptarja.com)