Berisha, Ramës: Rrini në kupolë e qani krizën tuaj, ne po ecim përdrejt Europës

Pogradec, 12 Qershor, NOA Turin e inaugurimeve të shkollave të reja kryeministri Sali Berisha e ka vijuar në Pogradec ku përuroi përfundimin e punimeve në shkollën e mesme të bashkuar Dëshmorët e Pojskës, në fshatin Udënisht, të Pogradecit.
Gjatë qeverisjes demokratike në rrethin e Pogradecit janë investuar 50 herë me shumë se në qeverisjet e mëparshme socialiste, nënvizoi Berisha, ndaj duke i cilësuar si një hije të errët, dashakeqe ndaj zhvillimit të Shqipërisë krerët e PS-së, kryeministri Berisha deklaroi se qëkur kupolën e Partisë Socialiste e pushtuan pinjollët e bllokut, nga mëngjesi deri në darkë nuk bëjnë gjë tjetër, veçse përpiqen tju nxjerrin për të ardhme, të shkuarën tuaj të hidhur, një propagandën nihiliste për të zeruar çdo arritje.
Duke i renditur si arritje historike zgjedhjet e 28 qershorit, kur sipas kryeministrit qytetarët e Pogradecit dhe të mbarë Shqipërisë votuan në dinjitet të plotë, njësoj si qytetarët europianë, krei i qeverisë, tha se ishin pikërisht këto zgjedhje, mbi bazën e të cilave u morën vendimet më historike nga Bashkimi Europian, hapja e negociatave për statusin e kandidatit, dorëzimi i pyetësorit për statusin e kandidatit, pranimi i përgjigjeve për statusin e kandidatit dhe vendimi i Këshillit të Komisionerëve europianë për heqjen e vizave për Shqipërinë.
Rishtas duke ironizuar socialistët dhe liderin e tyre Edi Rama, kryeministri, theksoi se pasi dështuan njëri pas tjetrit në të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e integrimit, pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kërkuan ti fusin qytetarët shqiptarë në kuti, duke dashur të nxijnë të vërtetën e zgjedhjeve më të ndershme të realizuara në vend.
Duke i veshur epitetin karnavalë kryeministri Berisha evidentoi se ishte pikërisht për bllokimin e liberalizimit të vizave ngritja e çadrave para kryeministrisë dhe parlamentit, që rezultoi një grevë qesharake, pasi e keqja e qytetarëve shqiptarë, sipas Berishës, është e mira e bllokmenëve të rinj.
Sipas Berishës, Shqipëria provoi para Europës, një shembull me ekonominë e saj, që i rezistoi cunamit botëror financiar, më mirë se çdo ekonomi tjetër.
Sot, ne jemi të sigurt në të gjitha projektet e buxhetit tonë, nga të cilat unë do të veçoj rritjen e rrogave dhe pensioneve në qytet dhe në fshat, për 820 mijë punonjës dhe pensionistë të vendit, më të madhe në historinë e Shqipërisë, deklaroi përpara banorëve të Udënishtit, kryeministri Berisha.
Investimet e qeverisë për qytetin e Pogradecit llogariten 70 milion lekë për ndërtimin e rrugëve nacionale.
Shkolla e mesme e bashkuar Dëshmorët e Pojskës e sapoinauguruar i ka kushtuar buxhetit të shtetit plot 26 milion leke të reja. Ajo numëron 567 nxënës, nga të cilët 110 në arsimin parashkollor.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")